Projekti me KfW bankën: QEVERIA KËRKON QË PUNA TË NIS PARA VERE

GvozdenovicMinistri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq ka kërkuar nga qeverisja lokale në Ulqin që sa më parë të krijohen parakushtet për fillimin e realizimit të projektit të furnizimit me ujë dhe derdhjen e ujërave të zeza, i cili duhet të financohet nga mjetet e bankës gjermane KfW, mëson Portali Ul-info.

Ai të premten në Tivat i tha kryetarit të komunës Fatmir Gjeka se nga kjo do të varen investimet në hotelet “Lido” dhe “Otrant”.

Bashkërisht është shprehur pritshmëria se para verës do të jetë i gatshëm fillimi i këtij projekti të madh i cili, vetëm në fazën e parë, ka vlerë mbi 20 milion euro.

Që procesi ka filluar tregon fakti se ka përfunduar tenderi me vlerë prej 280 mijë euro për masat intervenuese në “Ujësjellësin” e Ulqinit, ndërsa edhe rreth 150 mijë euro do të investohen në modernizimin e mekanizimit të kësaj ndërmarrje publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi