Në komunat e Ulqinit dhe Tivarit filloi realizimi i Projektit “Menaxhimi i mbeturinave”, i cili financohet nga Ambasada amerikane në Mal të Zi, me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për menaxhimin e mbeturinave.
Siç deklaroi për Portalin Ul-info koordinatorja e projekti Smilana Vukiqeviq, projekti do të zhvillohet në periudhën 10 mujore.
“Në mendimin dhe implementimin e tij morën pjesë anëtarët e qendrës për arsim joformal Shoqata e artistëve “Vizioni” nga Golubovci, ndërsa projekti do të implementohet në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale të Tivarit dhe Ulqinit, shkollat fillore dhe të mesme, Ndërmarrjet komunale të Ulqinit dhe Tivarit, si dhe me të gjithë qytetarët e interesuar”, shtoi ajo.