Nga Ministria e punës dhe kujdesit social është njoftuar që ka përfunduar faza testuese e projektit të kartonit social në Ulqin.
“Rezultatet e para të kontrollit se si funksion sistemi i ri në praktikë janë më shumë se të kënaqshme”, theksuan nga ky resor qeveritar.
Siç thuhet, në të ardhmen në një vend do të gjenden të gjithë të dhënat e atyre të cilët përdorin ose kërkojnë ndihmën sociale.
Përdorimi i plotë i këtij modeli do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm, shtojnë nga ministria.