Projekti për Bunën: TASH KATËR VITE QËNDRON NË SIRTAR

Bojana, Buna, Usce, Gryka, Lumi, RijekaProjekti për rregullimin e lumit Buna në zonën e grykës është punuar para katër viteve, por ai akoma qëndron i harruar në sirtarët e Drejtorisë për ujëra, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, ky institucion shtetëror dikur ishte i interesuar për zgjidhjen e problemit të degës së djathtë të lumit.

Një nga autorët e projektit, profesori nga Beogradi Sava Petkoviq, ka deklaruar që nëse Mali i Zi nuk ka para të veprojë sipas këtij dokument, atëherë të paktën duhet siguruar mjetet për eskavimin e sasive të mëdha të rërës e cila është mbledhur në degën e djathtë të Bunës.

Ai vlerëson që parat për zgjidhjen e këtij problemi mund të sigurohen pjesërisht nga fondet evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi