Kryeprokurori special Milivoje Katniq ka thënë se të gjithë funksionarët në komuna të cilët shkelën ligjin do të bihen përpara drejtësisë.
“Përveç Budvës dhe Tivarit, Prokuroria intensivisht po heton në Podgoricë, Berane, Ulqin dhe Kollashin”, tha ai në intervistë për “Pobjeda”.
Sipas informatave të mëparshme, Prokuroria speciale veçanërisht merret me rastet kontestuese në Ulqin të cilët ndodhen në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2014.