Prokuroria aktive në Budvë: PUNË TË DYSHIMTA TË KOMUNËS DHE BLERËSVE TË “LIDOS”

BudvaProkuroria speciale shtetërore po heton rastin e shitjes së pesë hektarëve e gjysmë tokë të komunës në Beçiq dhe fshatin Kulaça mbi Milloçer, për shkak të dyshimit se arka e komunës në këtë punë është dëmtuar për disa milion euro, shkruan “Vijesti”.

Këto parcela janë shitur kompanisë malazezo-qipriotë “Capital estate”.

Në të dy rastet Komuna e shiti tokën si të paurbanizuar, e pak pas kësaj i miratonte dokumentet planifikuese për vendet në të cilët ndodhen parcelat dhe me këtë kanë shumëfishuar çmimin e metrit katror.

Kompaninë “Capital Estate” e themeloi kompania nga Qiproja “Felixport Enterprises Limited”, ndërsa drejtori i saj ekzekutiv është Dragan Lluçiq.

Kjo firmë ka blerë ish hotelin “Lido” me tokën përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…