Një Ulqinak u arrestua të enjten për shkak të shkeljes së urdhrit për izolim, mëson Portali Ul-info.
Siç mësojmë jozartarisht, ky person dje erdhi nga jashtë shtetit, ndërsa u arrestua gjatë shëtitjes në Pyllin e Pishave.
Në pajtim me instruksionet e Prokurorisë Themelore Shtetërore, personat të cilët shkelin këto urdhra nuk do të arrestohen, për arsye të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektive në njësit e burgimit, por do të vendosen në karantinë të cilën e siguron Ushtria e Malit të Zi.