Prokuroria Themelore Shtetërore në Ulqin deri tani procedoi 78 persona për shkak të shkeljes së masave të përkohshme.
Aktakuza u ngrit kundër 63 personave, gjersa procesi kundër 8 personave u përfundua duke zbatuar institutit e ndjekjes së shtyrë, gjegjësisht me pagesën e mjeteve financiare për qëllime humanitare.
“Duhet të konstatojmë se shumica e Ulqinakëve i respektojnë rekomandimet e organeve kompetente, gjegjësisht kuptojnë seriozitetin e situatës dhe në bazë të saj sillen në mënyrë të përgjegjshme. Nga ana tjetër, të gjithë ato që me vetëdije i shkelin masat e miratuara procedohen në afat të shkurtër”, tha për TV Mali i Zi prokurori themelor shtetëror Faruk Resulbegoviq.