Ushtruesi i detyrës të prokurorit të lartë shtetëror Veselin Vuçkoviq ka deklaruar që nën vëmendjen e prokurorisë është dhe Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare.
Gazeta “Informer” ka shkruar që drejtori i Të Mirave detare Rajko Baroviq dyshohet që kushtëzon shtyrjen e kontratës qiramarrësve të plazheve për vota të dhëna PSD-së (SDP). “Kjo lëndë është në fazën e hetimit. Vendimi nuk është marr akoma, kur të kemi rezultate do të japim informata lidhur me këtë çështje”, tha Vuçkoviq.
Ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq ka thënë që në fillim të vitit të kaluar ka kërkuar që prokuroria speciale të merret me shkrimet mediatike për shkeljen e procedurave ligjore. “Në këtë kontekst edhe për shkrimet lidhur me procedurat e tenderit në NP Të Mirat detare. Apeli im është që të kontrollohet çdo gjë”, tha Konjeviq.