Drejtuesi i Prokurorisë Themelore Shtetërore në Ulqin Vlladimir Savoviq tha se është dërguar lutja ndërkombëtare për të vërtetuar pronarin e adresës elektronike (e-mail) nga e cila është dërguar incizimi që tregon dyshime për blerjen e votave në këtë komunë.
Savoviq tha për portalin “Pobjeda” se lutja ndërkombëtare është dërguar pasi u dëgjuan të gjithë pjesëmarrësit e incizimit të kontestuar.
“U dërgua lutja ndërkombëtare për të vërtetuar pronësinë e adresës e-mail nga e cila është dërguar incizimi që tregon dyshime për blerjen e votave për të mbërritur deri tek personi që e ka dërguar. Presim përgjigjen në lutje nga jashtë shtetit”, tha Savoviq.