Inspektorët e policisë kriminalistike kanë filluar kontrollin e punës së Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” në mënyrë që të vërtetojnë në çfarë mënyre janë krijuar humbjet shumëmilionëshe vitet e fundit. Me kërkesë të prokurorisë kontrollohen të gjitha transaksionet të cilat kjo ndërmarrje i ka kryer prej vitit 2010, shkruan “Dan”.
Thuhet që në gjysmën e parë të vitit të kaluar humbjet e kësaj kompani ishin 720 mijë euro, ndërsa një vit më herët 30 mijë euro më shumë.
Veprimet hetimore i kryejnë inspektorët e krimit ekonomik të policisë në Tivar.