Me kërkesë të Prokurorisë themelore shtetërore, inspektorët policor sot do të fillojnë kontrollet për akuzat të cilat këto ditë i kanë shkëmbyer kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe nënkryetari i komunës Selim Reselbegoviq, shkruan “Dan”.
Kjo gazetë duke u bazuar në burimet nga maja e Drejtorisë së policisë shkruan që deri në fund të kësaj jave inspektorët do të marrin nga komuna e Ulqinit dokumentacionin i cili ka të bëjë me studimin e lokacionit për Shas si dhe planet e rendit më të ulët mbasi që Prokuroria e lartë shtetërore ka kërkuar hetimin për këtë skandal korrupsioni.
Cungu ka deklaruar që prokurorit shtetëror ia ka dorëzuar komplet dokumentacioni në lidhje me Studimin e lokacionit për Qendrën eko turistike në Shas. “Së bashku me dokumentacionin, i kam çuar dhe lutje prokurorisë që, nëse është e mundur, ta përfundojnë hetimin deri në fillim e zgjedhjeve të 26 janarit, në mënyrë që opinioni deri atëherë të mësoj kush flet të vërtetën, e kush merret me gënjeshtra”, tha ai për “Dan”.