Prokuroria Themelore Shtetërore në Kotorr ia dërgoi aktakuzën Gjykatës Themelore në këtë qytet kundër një personi nga Ulqini për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale mosrespektim i rregullave mjekësore për parandalimin e sëmundjes së rrezikshme infektive.
Siç thuhet, i pandehuri P.S. nga Ulqini u akuzua se ka shkel dy masa.
Përkatësisht, ai doli nga objekti i banimit në periudhën prej orës 19 deri në 5 dhe drejtoi automjetin në komunikacion ndërqytetor.