Prokuroria themelore shtetërore në Ulqin ka deklaruar që për shkak të mënyrës së organizimit të kësaj organizate, memorandumet për bashkëpunim mund ti nënshkruaj vetëm Prokuroria e lartë shtetërore.
Drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq të hënën me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim të kësaj organizate me Gjykatën themelore në Ulqin ka thënë që dokumenti i ngjashëm është ofruar për nënshkrim dhe Prokurorisë, por që ka munguar vullneti që të bëhet një gjë e tillë.
Në reagimin dërguar Portalit UL-info thuhet se asnjë subjekti nuk i mohohet e drejta për marrjen e të gjitha informatave për të cilat është i interesuar në Prokurorinë e Ulqinit. Shtohet që në atë institucion “organizohet pranimi i palëve të premten nga ora 12 deri në 14, kur mund të vihet në hapësirat e Prokurorisë dhe të dorëzohet kërkesa për marrjen e të gjitha informatave lidhur me punën e Prokurorisë”.