Prokuroria e lartë shtetërore në Podgoricë ka dorëzuar Prokurorisë themelore shtetërore padi penale kundër gazetës Informer Mali i Zi për shkak të veprës penale dëmtimi i dinjitetit te popullit dhe pakicave tjera nacionale, transmeton Mina.
Informer më 16 tetor ka publikuar tekstin e turpshëm për përfaqësuesit e popullit shqiptar.
Deputetët e Forcës dhe Alternativës shqiptare, Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj, më herët kanë dorëzuar padi penale kundër Informerit, për shkaktimin e urrejtjes racore dhe fetare.
Ato deklaruan që kanë dorëzuar padi edhe kundër redaktorit kryesor të tabloidit Informer MZ Novak Uskokoviq, si dhe ndaj dy autorëve të tekstit.