Prokurori Themelor Shtetëror në Ulqin Faruk Resulbegoviq morri vendimin për arrestimin e Sabahudin Beqiragiqit nga Rozhaja, mëson Portali Ul-info.
Këtij personi i ngarkohet vepra penale “uzurpimi i tokës së Komunës dhe ndërtimi pa lajmëruar punimet”.
Beqiragiq ditët e kaluara ka kryer punimet në një pjesë të Pyllit të Pishave, duke bërë, sipas mendimit të disa aktivistëve joqeveritar, këshilltarëve dhe të LQ Ura, devastimin e kësaj hapësire.