Prokuroria: U FORMUAN LËNDËT KUNDËR DREJTUESVE TË KOMUNËS SË ULQINIT

Sud-Gjykata-GjyqiProkurori themelor shtetëror në Ulqin Ferihaja Muratoviq ka deklaruar që prokuroria ka formuar dy lëndë të ndara: një kundër kryetarit të komunës Nazif Cungu për “rastin Shas” dhe njërin kundër nënkryetarit të komunës Selim Resulbegoviq për objektin në vendbanimin “Pinjesh”, shkruajnë “Vijesti”.

“Lëndën para dy ditëve, me kërkesë të prokurorit të lartë të shtetit, ja kemi dorëzuar Drejtorisë së policisë dhe është në vijim hetimi. Tani nuk e dimë a do të niset procedura penale kundër ndonjërit prej këtyre dyve”, tha Muratoviq.

Edhe Cungu edhe Resulbegoviq kanë përsëritur dje që akuzat ndaj tyre janë të pakuptimta.

“Studimi i lokacionit për vendbanimin ekoturistik Shas është sigurisht ënda më e pastër. Për këtë arsye para të gjithëve ja kam dorëzuar prokurorisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm me lutje që lëndën ta zgjidhin para 26 janarin kur kanë zgjedhjet lokale”, tha Cungu.

Edhe Resulbegoviq është i bindur që kundër tij nuk do të niset procedura penale. “Këto janë manipulimet e Cungut dhe jam i bindur që çdo gjë do të përfundoj shpejt me ndërprerjen e procedurës kundër meje”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…