Shoqata e krijuesve shqiptar në Mal të Zi ka njoftuar se të premten, më 9 tetor të vitit 2015, me fillim në ora 19, në Bibliotekën e qytetit në Ulqin, do të mbahet promovimi i revistës “Dija”.
Bëhet fjalë për dy numra (13 dhe 14) të kësaj reviste për shkencë, kulturë dhe art, e cila botohet vetëm në gjuhën shqipe.
Me këtë rast Shoqata do të ndajë edhe çmime disa personaliteteve të theksuar shkencor dhe shoqëror nga Ulqini.