Promovim: Pas Ulqinit, libri „Pakica shqiptare ne Mal të Zi – midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit“ edhe në Tuz

Me përkrahen e Komunës së Tuzit, është përuruar libri i autorit Allmir Çausheviq „Pakica shqiptare ne Mal të Zi – midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit“.

Libri përfshin hulumtime që përcaktojnë veprimtarinë politike të partive politike shqiptare dhe vendosjen e bazës shpjeguese për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me Partinë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi. Punimi përdor kombinim të koncepteve të përfaqësimit dhe pjesëmarrjes, me synim për të analizuar performancën politike të partive shqiptare në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2016. Pjesa hyrëse përshkruan zhvillimin e të drejtave të pakicave dhe të drejtën e pjesëmarrjes së pakicave në jetën publike. Pas kësaj, përshkruhet pyetja kërkimore dhe qëllimi i hulumtimit, i cili përqendrohet në rezultatet e veprimtarisë politike të partive politike shqiptare, të cilat ishin pjesë e Qeverisë së Malit të Zi përmes marrëveshjeve të koalicionit, aktorë në sistemin politik të Malit të Zi, si dhe pjesëmarrës të përhershëm në zgjedhjet parlamentare dhe seancat e parlamentit. Në fillim të hulumtimit, metodologjia e propozuar u përdor për t’iu përgjigjur pyetjes kërkimore dhe për të arritur qëllimin e hulumtimit, duke përfshirë rishikim të literaturës ekzistuese dhe zhvillimin e një teorie të përdorur për të përcaktuar aktivitetin politik përmes prizmit të pjesëmarrjes, përfaqësimit, bashkëpunimit dhe procesit të vendim-marrjes.Pas kësaj, paraqitet një pasqyrë paraprake nga aspektet e sistemit politik dhe elektoral të Malit të Zi, si dhe kuadri ligjor i të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

Pjesa e parë e hulumtimit përqendrohet në performancën dhe efikasitetin e partive politike shqiptare brenda sistemit zgjedhor të Malit të Zi. Kjo pjesë përpiqet të analizojë rezultatet dhe mbështetjen që partitë morën nga komuniteti shqiptar, në mënyrë që të përcaktojnë nivelin dhe trendin e mbështetjes për partitë politike shqiptare krahasuar me vitin 1998. Gjithashtu, u analizua përqindja e pjesëmarrjes së tyre në legjislacion dhe ndikimi i rritjes së numrit të partive në rezultatet zgjedhore. Fokus i veçantë u vu në komunat në të cilat ata morën mbështetjen më të madhe nga komuniteti shqiptar ndër vite. Për më tepër, u shqyrtuan rrethanat që ndikuan në ndryshimin e rezultateve.

Pjesa e dytë e hulumtimit përqendrohet në aktivitetet e deputetëve të partive politike shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi. Kjo pjesë e hulumtimit përpiqet të përcaktojë veprimtarinë politike të deputetëve të partive politike shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi. Fokusi është në ligjet dhe amandamentet e propozuara nga viti 1998 deri në vitin 2016. Një krahasim i aspekteve të ndryshme të amandamenteve të propozuara siguroi statistikë që ofron bazë për të kuptuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me koalicionin qeverisës. Për më tepër, u krye një analizë cilësore e amandamenteve të propozuara.

Pjesa e tretë e hulumtimit bazohet në sondazhin e opinionit publik të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, i cili u krye në komuna të banuara nga pakica shqiptare (ku janë mbi katër përqind të popullsisë lokale) me qëllim të përcaktimit dhe matjes së shkallës së kënaqësisë së pakicës shqiptare me veprimtarinë politike të partive shqiptare. Duke ditur që komuniteti i pakicës shqiptare ka tendencë të votojë mbi baza etnike, perceptimi i tyre lidhur me paraqitjen politike të deputetëve të partive politike shqiptare dhe kënaqësia e tyre me bashkëpunimin e partive me PDS-në hap mundësinë e nxjerrjes së konkluzioneve në lidhje me përshtatshmërinë e këtij bashkëpunimi afatgjatë. Për më tepër, përfundimet e arritura gjatë hulumtimit plotësohen më tej nga perceptimi i aktorëve që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në legjislacion gjatë periudhës që është në fokus të hulumtimit.

Faktet e shqyrtuara dhe informacioni i mbledhur brenda hulumtimit janë krijuar për të dhënë një përgjigje për shkallën e aktivitetit politik dhe efikasitetit të deputetëve të partive politike shqiptare me fokus bashkëpunimi me PDS-në ne periudhën 1998-2016.

Libri tani është në dispozicion ne gjuhën angleze, shqipe dhe malazeze. Përkthimin dhe botimin e librit në gjuhen shqipe dhe malazeze e ka përkrahur Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.

Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT
Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë

Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT
Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Delegacioni me kryeministrin do të përfshijë edhe një sërë ministrash

Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ
Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ

Kompania “Becovic Management Group” është duke punuar në rikonstruksionin e hotelit të saj “Mediteran”. Siç theksohet, deri në maj të këtij viti do të përfundojnë punimet për ndërtimin e “Ville Version”,

Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS
Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq bëri të ditur që së shpejti pritet të përfundojë adaptimi dhe rindërtimi i Urgjencës në Ulqin. Sipas tij, kjo dinamikë është është dakorduar të hënën në një bisedë