Promovim: „SHEKULLI I RI I POLITIKËS SHQIPTARE“

Veton LatifiNë Galerinë e Qendrës kulturore në Ulqin mbrëmë është prezantuar libri „Shekulli i ri i politikës shqiptare“ i prof. dr. Veton Latifit.

Bëhet fjalë për një nga librat bazë për njohjen e politikës Shqiptare në zonat e Ballkanit në të cilat ato jetojnë, prej formimit të shtetit të Shqipërisë në vitin 1912 e deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Prof. Latifi ka shqyrtuar këtë periudhë në mënyrë moderne dhe shkencore, për ç’gjë shkurtimisht foli edhe në prezantimin në Ulqin.

Mbi librin po ashtu folën dr. Nail Draga dhe gazetari Elmaz Isufi, ndërsa politologu Sabri Salaj ka dhënë vështrimin e vet për situatën politike të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi