Fjalia e shkrimtarit nga Ulqini Jaho Kollari që “Flutur Mustafa është poete e re që ka potencial të madh”, ka shënuar promovimin e librit të parë të kësaj shkrimtareje “Përtej lajthitjes”, i cili u mbajt të shtunën mbrëmje në Galerinë e Qendrës për kulturë.
Salla e mbushur plotë ka përshëndetur Flutren e cila e ka përjetuar, veçanërisht, në mënyrë emocionale performancën e grupit teatral “Servantes dhe Dulçinea”, gjegjësisht recitimin e një poezie të saj.
Për librin e saj folën Ismet Kallaba, Liridona Sinishtaj dhe botuesi, Gazmend Çitaku.