Grupi studimor i mediumeve nga Serbia qëndron sot në vizitë Ulqinit gjatë të cilës do të vizitojë lokalitetet më interesante turistike në rivierën e Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Këtë vizitë e ka organizuar Organizata turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën nacionale turistike në kuadër të fushatës promovuese në tregjet e regjionit.
Javën e ardhshme Ulqinin do ta vizitojnë dhe grupe të gazetarëve nga Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina.