PROMOVIMI I DOKUMENTARIT “BURIMET E SË KALUARËS – FUQIA E MULTIKULTURALIZMIT” DO TË MBAHET MË 6 MAJ

SOS Telefoni për femra dhe fëmijë viktima të Dhunës – Ulqin do të organizojë promovimin e dokumentarit të tij më të ri, me titull “Burimet e së kaluarës – Fuqia e Multikulturalizmit”, të martën, më 6 maj 2025, me fillim në orën 20:00, në restorantin “Lamiga” në Anë të Malit.

Ky dokumentar hedh dritë mbi temat e trashëgimisë kulturore dhe historisë lokale të komuniteteve në Ulqin, me një fokus të veçantë tek burimet tradicionale (çesmet) dhe rëndësinë e multikulturalizmit në ruajtjen e identitetit dhe ndërtimin e harmoni ndërmjet kulturave të ndryshme.

Drejtoresha e organizatës, Hatixhe Nelaj, theksoi se ky film ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së burimeve natyrore dhe kulturore si pjesë e memories kolektive dhe pasurisë së komunitetit. Ajo gjithashtu shtoi se multikulturalizmi përbën themelin e jetës së përbashkët në Ulqin dhe se projekte të tilla ndihmojnë në kuptimin dhe lidhjen më të mirë mes grupeve të ndryshme.

Ky është dokumentari i dhjetë që realizon SOS Telefoni Ulqin. Ky projekt mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.

Pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe komunitetit lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi