Me 5 tetor në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Ulqin, në ditën ndërkombëtare të mësuesve para një numri të madh të të pranishmëve u shfaq premiera e dokumentarit “Duke njohur të kaluarën mund të vlerësojmë më mirë të tashmen për të ndërtuar të ardhmen”.
Ky është dokumetari i parë në Mal të Zi që flet për shkollat shqipe dhe është realizuar nga Jetmir Muja, Visar Doda dhe Armend Shabani me qëllim për të lënë diçka të prekshme për arsimin shqip në Mal të Zi.
Pjesë e grupit punues ishin edhe Allmedin Suka, Amir Suka dhe Gazmend Çitaku, ndërsa narator ishte aktori Bashkim Alaj.