Salla e leximit në Bibliotekën e qytetit në Ulqin ishte e vogël të pranojë të gjithë ato të cilët të mërkurën erdhën në promovimin e librit “Shënimet e bibliotekistit”, të autorit Fadil Kroma.
Për librin e parë të bibliotekistit më të njohur në Ulqin, jetën e tij dhe punën 36-vjeçare si drejtues i Bibliotekës folën akademiku Zuvdija Hoxhiq, dr Nail Draga, Aleksandar Janinoviq, Milla Çordasheviq dhe Ardita Rama.
Të pranishmëve iu drejtua edhe vet autori, suksesi më i madh i të cilit është që institucioni të cilin e drejtonte shërben si shembull bibliotekave tjera të qytetit në regjion. Ajo tani ka rreth 60 mijë libra, gjegjësisht 30 herë më shumë se kur Kroma, në vitin 1967, filloi të punoi në të.
Publikimin e këtij libri me vlerë e ndihmuan Ministria e kulturës, Fondi për pakica dhe Komuna e Ulqinit.