Në Sallën e vogël të mbushur plotë të komunës së Ulqinit të mërkurën është prezantuar libri “Bimët e egra mjekësore të komunës së Ulqinit” (Samoniklo ljekovito bilje ulcinjske opštine) e autorit Dragan Briskoviq.
Për këtë vepër, në të cilën janë shpjeguar 40 bimë të cilat rriten në territorin e kësaj komune, folën autori, drejtori i “Hapit të gjelbër” Xhelal Hoxhiq dhe përfaqësuesi i UBA-së Elvir Zeçeviq.
Të gjithë ato theksuan rëndësinë e këtyre bimëve dhe mundësinë e valorizimit të tyre në konceptin e zhvillimit të Ulqinit.
Përndryshe, libri është botuar në kuadër të projektit “Bojana tour”.