Policia ka arrestuar dje disa persona për të cilët pronarët e motorëve të vjedhur dyshojnë që në natën në mes të mërkurës dhe të enjtes ju kanë vjedh motorët e anijeve në Kaceme, por mbas marrjes në pyetje ato u lëshuan. Siç njoftuan për “Vijesti” nga policia, nuk kishte prova të mjaftueshme që këto persona të mbahen ose që eventualisht të dorëzohen paditë penale kundër tyre.
Por, njëri nga të dëmtuarit, Naser Bushatliq nga Kalaja, tha që bëhet fjalë për Ulqinak që janë të njohur prej më herët për policinë.
Edhe i dëmtuari i dytë Albert Nimanbegu pohon që e dinë identitetin e vjedhësve. “Nëse policia nuk arrin të ma kthejë motorin, do të marr përgjegjësinë në duar të veta madje edhe nëse për këtë mund të bëj burg në Spuzh”, shkroi ai në FB.