Pronari i ri: NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I “JADRANIT”

Hotel Jadran Ulcinj, Hoteli Jadran UlqinDy shtetas të Maqedonisë e kanë blerë sot kompaninë “Montenegro 2000”, mëson Portali Ul-info. Kjo firmë ka, përndryshe, 95 për qind të pronësisë së kompanisë “Montengro Star 2000”, ndërsa pesë për qind i takojnë Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare.

Kjo kompani është qiramarrëse e tokës në të cilën dikur ishte hoteli “Jadran”.

Pronarët e rinj kanë lajmëruar që gur-themeli në këtë lokalitet jashtëzakonisht atraktiv do të vendoset në shtator.

Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e hotelit të ri “Jadran” kap shifrën prej 40 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi