Akoma nuk dihet qëndrimi i organeve shtetërore rreth padisë së ndërmarrjes “Kriporja” sh.a. në falimentim me të cilën kërkohet që kësaj kompani t’i pranohet pronësia për 15,2 milion metër katror në pjesën e pasme të Plazhit të madh.
Në padi, Eurofond kërkon që ti jepet kjo e drejtë, e jo, siç është tani, vetëm e drejta e shfrytëzimit.
Në Gjykatën ekonomike për datën 1 dhjetor është shtyrë seanca gjyqësore të cilën kjo ndërmarrje e ka iniciuar kundër shtetit të Malit të Zi.
Siç njoftohet nga ky institucion, për këtë çështje pritet mendimi i Këshillit për privatizim dhe investime kapitale, në krye të së cilit ndodhet kryeministri Millo Gjukanoviq.