Propozim: ISMET KARAMANAGA TË SHPËRBLEHET PËR PROMOVIMIN E ULQINIT

Ismet Karamanaga“Më shumë ka bërë Ismet Karamanaga këto dhjetë vitet e fundit për promovimin turistik të Ulqinit se të gjithë ne së bashku”, më tha pak kohë më parë një punëtor i njohur turistik nga Ulqini.

Jam ndalur pak, mendova dhe arrita në përfundim që bashkëbiseduesi im ka vërtetë të drejtë. Jo vetëm që z. Karamanaga gati çdo ditë në mënyrë të palodhshme shkruan në profilin e vet të FB për Ulqinin, dëshmon për njerëzit dhe ngjarjet, por edhe që për çdo ditë për historinë e qytetit tonë iu shkruan vizitorëve të Kalasë.

Këtë gjë e bënë me dashuri dhe sharmë, në mënyrë diskrete dhe lozonjare. Dhe patjetër, të gjitha i fotografon në mënyrë të rregulltë.

Në këtë ide, përndryshe, më shtyu informacioni që artistit të ri Danillo Balletiq Organizata turistike e Podgoricës ia ka ndarë falënderimin për promovimin e Kyeqytetit.

E gjithçka për nderë të 27 shtatorit, datë e cila festohet si Dita botërore e turizmit.

Portali Ul-info propozon që shpërblim i ngjashëm ti jepet edhe kryetarit të Shoqatës së miqve dhe dashamirëve të Kalasë z. Ismet Karamanagës për kontribut të madh në promovimin turistik të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi