Këshilltarët e pavarur në Parlamentin komunal Dritan Abazoviq dhe Arijana Kurmemoviq kanë propozuar që administrata lokale të formojë Sekretariatin për të ardhura lokale.
Ato vlerësojnë që nevoja e themelimi të një organi të tillë është urgjente për shkak të menaxhimit më efikas të politikës fiskale të komunës.
Sekretariati për të ardhura lokale, përndryshe, ekziston në disa komuna në vend, apo kjo është e organizuar në nivel drejtorish.
Portali UL-info pak kohë më parë ka publikuar që borxhet për tatim në patundshmëri të personave fizik dhe juridik ndaj komunës së Ulqinit është gjashtë milion euro.