Propozimi i Ligjit për planifikim hapësinor: AMANDAMENTET, PËRPUNIMI DHE PRAKTIKA

Pavle RadulovicNë Kuvendin e Malit të Zi të marten nuk është diskutuar për Propozimin e Ligjit për planifikim të hapësirës dhe ndërtim të objekteve.

Partia liberale dhe ato të pakicave kanë dorëzuar amandamente në propozimin e këtij akti në të cilët thuhet se problemi i tij kryesor është që parasheh centralizimin e tepërt në fushën e planifikim hapësinor.

Sipas fjalëve të kryetarit të Kuvendit Ivan Brajoviq, në periudhën e ardhshme teksti i ligjit do të përpunohet në mënyrë që “të përmirësohet në pajtim me praktikat dhe standardet më të mira”.

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka deklaruar se është “optimist i moderuar”. “Kemi kohë që të shqyrtojmë mospajtimet dhe kundërshtimet tona”, tha ai.

Nga Mali i Zi Demokratik kanë thënë se tani do të nisin “metodat e njohura të presionit ndaj deputetëve të shumicës qeverisëse nga partitë e pakicave. Ne nuk kemi aspak dyshim që në ditët para nesh Grupi i organizuar kriminal për interesat e të cilit miratohet ky ligj do të shfrytëzojnë të gjithë kapacitetet e vet në “thyerjen” e vullnetit të deputetëve të cilët nuk janë të “dëgjueshëm” deri në fund. Nëse kjo ndodh, do të jetë ky edhe një shembull tipik se çfarë demokracie kultivon Mali i Zi nën pushtetin e Partisë “demokratike” të socialistëve”, njoftohet nga partia e Aleksa Beçiqit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…