Propozimi i PHU të Ulqinit deri në vitin 2020: LISTË E DËSHIRAVE JOREALE

Për dhjetë ditë në shqyrtim publik duhet të dal Propozimi i Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të Ulqinit deri në vitin 2020. Ky dokument, i cili përmban 332 faqe, e ka punuar Qeveria e Malit të Zi, në bazë të marrëveshjes të cilën nga mesi i vitit 2009 është arritur me udhëheqësit e vetëqeverisjes lokale në Ulqin.

Ajo çfarë është më interesante për qytetarët e Ulqinit është që për shtatë vite në rivierën e Ulqinit parashikohet ekzistimi i 48 450 shtretër, nga të cilët rreth dy të tretat, gjegjësisht 30 mijë, duhet të jenë në kapacitetet themelorë të akomodimit (hotele, pansione…), ndërsa vetëm 11600 në akomodime private.

Në mënyrë që këto kapacitete të ndërtohen, precizohet në Propozimin e PHU-së, duhet të investohen rreth pesë miliardë euro (!), ndërsa në veprimtarin turistike të Ulqinit do të punonin 9500 njerëz.

Në këtë dokument thuhet dhe që “për arsye të përparësisë që jep ambienti natyror dhe kërkesa në rritje për këtë lloj të aktivitetit, është planifikuar zhvillimi i turizmit nautik, dhe ndërtimi i katër marinave, dy me nga 100 vende lidhëse në lokalitetet turistike Valdanos dhe Ada e Bunës, si dhe dy marina më të mëdha, në qendër të qytetit, në Liman me 200 dhe Port Milen me 300 vende lidhëse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi