Disa sipërmarrës nga Ulqini gjatë takimit me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka rreth organizimit të festimit të Vitit të ri të shtunën e kaluar, kanë propozuar që në Ulqin duhet të sillet këngëtarja italiane me prejardhje shqiptare Ana Oksa, mëson Portali UL-info.
Siç thanë, fituesja e trefishtë e festivalit në San Remo është garantë që ky manifestim me marketing të mirë për festat e vitit të ri do të sillte numër të madh të mysafirëve nga regjioni në rivierën e Ulqinit.
Oksa, e cila, përndryshe, tani është 53 vjeçe, dy herë ishte mysafire në Mal të Zi. Në fillim të vitit 2006 ka kënduar në Podgoricë me rastin e hyrjes në tregun malazez të T-com-it, dhe tra vite më vonë ka kënduar në pjesën reviale të “Të këngës së Mesdheut” në Budva.