Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme ekonomike, kulturore dhe historike, mbrojtjes dhe revitalizimit, si dhe krijimit të brendit të marketingut, Ullishta e Valdanosit duhet të theksohet si regjion i ullishtarisë.
Kjo përmendore e gjallë e ullishtarisë është i vetmi plantazh i madh me mbi 80 mijë rrënjë të ullinjve qindravjeçar, prej të cilëve disa janë të moçëm rreth 1900 vite.
Për këtë arsye Ullishta e Valdanosit duhet të ketë shkallë të veçantë të mbrojtjes, gjegjësisht në të gjithë hartat turistike duhet të emërtohet si “regjion i ullishtarisë”, ku kultivohet lloji autokton i ullinjve, “vajuk”.
Përndryshe, hulumtimi i fundit tregon se për vaj të mirë të ullirit është e nevojshme që trungu i ullirit të jetë i vjetër disa shekuj.