“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Ajet V. Zaga.
Duke iu drejtuar Kalalive të mbledhur para selisë së asaj kompanie, ai tha se dje ka marrë detyrën e re dhe se duhet të takohet me bashkëpunëtorët profesional për të gjetur zgjidhje.
Banorët e Kalasë thanë se prej javësh kanë problem me ujin dhe se për këtë arsye turistët po ikin prej këti qytetit të vjetër.
“Nëse diçka nuk bëhet shpejt, ne do të radikalizojmë protestën tonë”, shtuan ata.