Disa dhjeta qytetarë të Ulqinit shprehën pakënaqësinë të premten para zyrave të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare për shkak të Çmimores së re të kompensimeve fillestare për shfrytëzimin/qiramarrjen e të mirave detare në brigjet e Bunës.
Përfaqësuesja e OJQ „Restorantet e Adës së Bunës“ Valentina – Vanja Bogojeviq tha se çmimet janë rritur me mbi 100 për qind dhe se kjo i çon në kufirin e ekzistencës.
„Dëshirojmë marrëveshje dhe jo ultimatume“, tha ajo duke theksuar se Të Mirat Detare nuk ka investuar asnjë euro në Bunë.
Shtoi se qytetarët i përdornin këto lokacione edhe para se Të Mirat Detare ekzistonin si institucion.
Avokati i qytetarëve Arben Hoxhiq ftoi kryetarin e Këshillit Drejtues të Të Mirave Detare Xhaudet Cakulin që të anulojë Çmimoren, të cilën ai e nënshkroi.
Pas kësaj, qytetarët nisën shëtitjen protestuese dhe u ndalën para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.