Protesta e radhës pranë Qendrës për kulturë: Ne duam parqe për femijët sepse ato në na takojnë

Të hënën u mbajt protesta e re të Grupit joformal të prindëreve me kërkesë të ndërtimit të parqeve për fëmijë. Protesta është organizuar pranë ndërtesës së Qendrës pë culture e pastaj protestuesit shkuan deri tek ndërtesa e Komunës së Ulqinit.

Fjala e njërës nga organizatorët e protestës, gazetares Eliana Peku.

Mirëmëngjesi dhe faleminderit që na jeni bashkangjitur në këtë protest të dytë.

Me 20 shkurt është dashur të fillojnë punimet në rekonstruktimin e parqeve, të cilët, sipas fjalëve të kryetarit të Komunës, prindërit tanë e kanë fajin qe janë te planifikuara kështu. Me këtë rast e ftojmë kryetarin të na sqarojë se çka dashur të na thoje me këtë fjali, që s’di a te qaj a të qeshem.
Shumica e miqve të mijë në rrjetë sociale me kane shkruajtur: Le Eliana këtë punë se do t’i baj parqet me donacion. Me falni, por un s’dua donacion për parqet të cilat i ka në detyrë komuna të na i ndërtojë, komuna e cila tashmë është larg nga një komunë e varfër.

Dhe disa tjerë me shkruajn: ooo le këtë punë se ska hajr prej tyre.

Vetëm një gjë me vjen ndërmend. Indeferenca. E kur njeriu bëhet indiferent dhe ska me besim se këtu dikush mundet me ndërru diçka, ky është mjerimi me i madh që mund ta gjëjë një popull.

Ne duam parqe për femijet sepse ato në na takojnë. Dhe ju qe s filloni me punime dhe po na manipuloni, zgjohuni nga gjumi i karrigave që keni zënë vetëm për të marrë rrogën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi