Nga Shoqata e Pronarëve të Objekteve në Bunë thanë gjatë tubimit protestues se duhet të ruhen brigjet e Adës së Bunës, shtrati i lumit dhe Plazhi i Madh.
Apeli iu dërgua Qeverisë së Malit të Zi dhe institucioneve kompetente shtetërore duke theksuar se prej fillimit të punimeve për mirëmbajtjen e degës së djathtë të lumit plazhi u zvogëlua mbi 50 metër dhe u rrezikua biodiversiteti.
Ato pohojnë se punimet po kryhen në mënyrë joprofesionale, si dhe që kundërshtojnë ashpër të gjitha paralajmërimet që rëra e nxjerrë nga shtrati të transportohet në lokacione tjera, por, siç shtohet, duhet pikërisht të përdoret për mbushjen e plazhit.