Protesta në Bunë: KALIMERET JANË PJESË E IDENTITETIT TONË

BunaDisa dhjetëra qytetarë të Ulqinit protestuan të shtunën për shkak të Vendimit të Inspektores Ndërtimore që të shembet një nga kalimeret në bregun e djathtë të lumit Buna.

Avokati Arben Hoxhiq tha se kjo kalimere, e cila ekziston prej vitit 1981, u fshi nga Plani i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare në mënyrë që të vendosen lokalitetet e reja.

Ai vlerësoi se kalimeret janë simbol i Bunës dhe se Drejtoria për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore me vendimin nga prilli i vitit 2017 “peshkimin me kalimere” e shpalli si të mirë jomateriale me rëndësi lokale.

Duke konstatuar se kalimeret janë pjesë e identitetit të Ulqinit dhe se po ngjanë terrori ndaj natyrës, aktivisti ekologjik Xhelal Hoxhiq tha se “duhet të kenë turp Ulqinakët politik të cilët po e shesin hapësirën por pikë të imëta”.

Sipas fjalëve të Drago Vukçeviqit, dikur Ulqinakët janë ushqyer nga Buna, e tani aty po e ushqejnë shpirtin.

Kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve Ivo Knezheviq tha se në Bunë ka rreth 40 kalimere, e tepër shtëpiza. Ai shprehu bindjen se këto pajisje të vjetra për peshkim do të ruhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ministri Gjeka në KKSH: TË HAPET ZYRA EDHE NË TIVAR

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakcë