Familjet e pacientëve që humbën jetën nga koronavirusi presin nga prokuroria shtetërore që, sipas detyrës zyrtare, të formojë lëndën penale për të përcaktuar përgjegjësinë dhe lëshimet eventuale gjatë trajtimit të të sëmurëve nga COVID 19, e të cilët humbën jetën në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, transmeton Portali “Jedro” nga Tivari.
Të mërkurën në protest familjarët e viktimave thanë se menaxhmenti i këtij institucioni shëndetësor, ish drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe inspektoratet mbajnë përgjegjësi të madhe “sepse nuk e kanë kryer mirë punën e vet”.
Ato thanë se nëse pacientit nuk mund t’i jepet mjekimi adekuat në institucionit shëndetësor sekundar – Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, atëherë skuadra e mjekëve ka obligim t’i dërgojë ato për mjekim të mëtejmë.