Me ndezjen e sirenave dhe tubimin para objektit të Shtëpisë së Shëndetit, anëtarët e Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore të Malit të Zi në Ulqin, në mënyrë simbolike i dërguan publikut një mesazh pikërisht në orën 12.
Sepse pas sulmit të një mjekut të Urgjencës në Podgoricë të dielën, ata kanë konstatuar se është koha që keqtrajtimi dhe poshtërimi i punëtorëve shëndetësorë të ndalet.
“Dhe tani jemi në vendet tona të punës dhe vetëm kërkojmë që të na lejohet të bëjmë punën tonë me vetëdije të plotë për përgjegjësinë që kemi ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Drejtuesit e Policisë në Ulqin me prezencën e tyre kanë dhanë mbështetje protestës së Shërbimit të Urgjencës.