Protestë e punëtorëve të Kripores: NUK MUND TË DUROJMË MË

Kriporja - SolanaRreth dyqind punëtorë të Kripores, anëtarë të familjeve të tyre dhe qytarë të Ulqinit janë mbledhur sot para ndërtesës së komunës së Ulqinit për të protestuar për gjendjen në të cilën gjendet ndërmarrja më e vjetër në këtë komunë.

Protesta u mbajt me moton “Të shpëtojmë Kriporen – ta ruajmë ardhmërinë” dhe ishte, siç tha, njëri nga folësit në këtë tubim britma e fundit i punëtorëve të shtypur.

“Në këtë mënyrë dëshirojmë të tërheqim vëmendjen të gjithëve në komunë të Ulqinit dhe në Mal të Zi për gjendjen në të cilën ndodhemi për shkak të politikës ekonomike fatale të udhëheqësisë së vjetër dhe të re dhe të pronarëve”, tha kryetari i Organizatës sindikale në Kripore Marko Miranoviq.

Në këtë tubim të qetë dhe dinjitoz kanë folur dhe drejtori ekzekutiv i Mogul-it Xhemal Peroviq, kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve Genci Nimanbegu, sekretari gjeneral i Unionit të sindikatave të pavarura Srgja Kekoviq, udhëheqësi i këtij asociacion në Ulqin Asllan Zeneli dhe aktivisti ekologjik Xhelal Hoxhiq.

Mesazhi unik i të gjithëve është që Kriporja duhet të ruhet, sepse është një resurs i madh dhe fabrikë e cila së bashku me NHT „Riviera e Ulqinit“, e ka ndërtuar Ulqinin modern.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi