Protesti para portës në Adë: POLICIJA NUK E BËNË PUNËN E VET

“Kjo është e pakuptimtë që dikush ka marr guximin të ndal lëvizjen në rrugën publike, rrugën regjionale R-17”, tha të shtunën në performancën para portës në Adë drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq.

Ai tha që prova që institucionet shtetërore janë të bllokuara dhe që nuk e bëjnë punën e vet primare është numri i madh i policëve të pranishëm në këtë tubim.

Udhëheqësi i “Aleancës qytetare” Darko Ivanoviq, i njohur si Robin Hud, tha që ka turp nga shteti i cili nuk mund të siguroj qytetarëve të vet lirinë e lëvizjes. “Këtë askush tjetër nuk mund ta bëj përveç kabadahive”, theksoi ai.

Zëvendës drejtori në MANS Dejan Millovac tha që nuk ka dyshim që MOGUL-i do të arrijë sukses në këtë aksion, si në “rastin e Valdanosit”. Ai tha që kjo organizatë së shpejti do të dal me të dhënat për punën e KHT “Riviera e Ulqinit”. “Që tani mund të themi që aty nuk është e gjitha në pajtim me ligjin” shtoi Millovac.

Në mesin e rreth 60 pjesëmarrësve të këtij tubimi ishin dhe deputetët Lilana Gjurashkoviq dhe Dritan Abazoviq, i cili tha që tani padyshim është vërtetuar që policia është fajtori kryesor për ekzistimin e portës ilegale në Adë.

Mbasi që të premten është ngritur akt padia kundër përgjegjësve në “Rivierën e Ulqinit”, e njëjta gjë, siç thanë nga MOGUL-i dhe “Aleanca qytetare”,  do të bëhet në ditën në vijim kundër më përgjegjësve në Ministrinë e punëve të brendshme dhe Drejtorin e policisë.

Me këtë rast do të njoftohet dhe i dërguari special i Kombeve të bashkuara për lirinë e lëvizjes, i cili këto ditë qëndron në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…