Protestojnë taksistët: DO TË KËRKOJNË PËRGJEGJËSINË E ZYRTARËVE LOKAL

“Taksistët ilegal kanë punuar tërë verën pa problem dhe ja kanë marr bukën nga goja atyre që në mënyrë të rregullt kanë paguar tatimet dhe të gjitha detyrimet tjera”, kanë deklaruar nga shoqata e taksistëve “Qyteti i Ulqinit”.

Në letrën e dërguar “Vijestit”, nga kjo shoqatë kanë thënë organet kompetente në komunë vetëm në fund të sezonit kanë kuptuar që në mënyrë të paligjshme kanë dhënë vendimet për punë disa shoqatave të taksive të regjistruara në kompani.

“Ato taksistë edhe sot papengesa i kryejnë taksi shërbimet para syve tonë dhe të zyrtarëve të cilët janë të detyruar të respektojnë ligjet”, kanë thënë nga kjo OJQ dhe ftojnë që të përcaktohet përgjegjësia e të gjithë atyre që mundësuan sjellje të tillë.

Nga vetëqeverisja lokale kanë hedh poshtë të gjitha akuzat duke theksuar që është në vijim procedura e përjashtimit nga komunikacioni i të gjithë atyre që në mënyrë të paligjshme kanë kryer veprimtarin taksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi