Protokol: ABAZOVIQ BISEDOI ME MINISTRINË E DREJTËSISË SË MAQEDONISË

Dritan AbazoviqNënkryetari i Lëvizjes qytetare URA dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq është takuar të hënën në Ulqin me ministrin e drejtësisë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë Adnan Jasharin.

Ato biseduan për situatën aktuale politike në Mal të Zi dhe Maqedoni.

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare shpesh dëgjojmë që për Malin e Zi është mirë të përdoret skenari maqedonas. Për këtë arsye ishte mirë të shkëmbehen eksperiencat dhe mendimet rreth asaj si e zgjidhen komshinjtë tanë krizën politike”, vlerësoi Abazoviq.

Në këtë takim u fol edhe për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi