Protokol: TAKIMI CUNGU – GVOZDENOVIQ

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkpunëtorët e tij priti sot në takim ministrin e turizmit dhe zhvillimit të qendrueshem z.Branimir Gvozdenoviq si dhe drejtorin e NP Ujësjellësi Rajonal z.Goran Jevriq. Në këtë takim u diskutuan një serë temash që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit në komunën e Ulqinit. Interesimi për Ulqin është gjithnjë në rritje çka tregon edhe rritja e shitjes së kapaciteteve akomoduese për 60% në krahasim me vitin e kaluar theksoi Cungu.

Ai poashtu veçoi se hartimi i planit hapsinor urbanistik i finansuar nga qeveria e Malit të Zi paraqet një moment tjeter të rëndësishem për komunen e Ulqinit, ndërkohë që ka vlersuar pozitivisht faktin që drafti i ri i këtij plani ka përfshirë vrejtjet dhe sygjerimet drejtuar nga pushteti lokal, sidomos në trajtimin e Valdanosit. Konkretisht, në propozimin e ri të këtij plani është bërë zvoglimi i kapaciteteve akomoduese nga 1600 shtreter në 900 shtreter si dhe mbrojtja e ullishtes së Valdanosit që paraqet një bazë të mirë për mundësin e fillimit të procedurave për kthimin e pronave në këtë zonë. Planifikuar në këtë plan, Kryporja e Ulqinit do të mbesë zonë e mbrojtur natyrore e cila do të valorizohet vetem në funksion të zhvillimit të turizmit. Zgjerimi i parcellës urbanistike për ndërtim në zonen e Mavrianit mbetet një temë e rëndësishme për komunen e Ulqinit për të cilen do të diskutohet edhe në vazhdim u shpreh Cungu. Propozimi i këtij plani hapsinorë do të bëhet publik mbrenda pak ditëve.
Aktivitetet e përbashkëta në përshpejtimin e investimeve në Ulqin ishte një temë e rëndësishme në këtë takim.
Avansimi në infrastrukturë, si dhe planet për të përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës komunale, kryesisht në fushen e ujësjellësit dhe kanalizimeve që mbështeten nga qeveria Gjermane, paraqet një perspektivë të rëndësishme të kthimit të Ulqinit në një destinacion të rëndësishem jo vetem për Malin e Zi por edhe më gjërë.
Në Ulqin duhet krijuar kushte për ndërtimin e kapaciteteve turistike me katër dhe pesë yje dhe në këtë drejtim janë bërë ndryshimet e nevojshme në politikat fiskale duke ngarkuar me tatime subjektet afariste që nuk ofrojnë projekte zhvillimore dhe duke ofruar lehtësime për ato subjekte që paraqesin projekte në funksion të zhvillimit të mëtutjeshem në fushen e turizmit, politikë kjo e cila do të sigurojë një ofertë të re për komunen e Ulqinit u shpreh ministri Gvozdenoviq.
Në këtë takim u vlersua se projektet si Hoteli Mediteran, Projekti i kompanis Iberostar e të tjerë janë projekte që përmes një bashkpunimi të ngushtë në mes të palëve, do të mund të realizohen mbrenda një afati të shkurtër kohor. Poashtu paraqitja në panairin e investimeve në Mynih, dhe panaire të tjera të ngjajshme me te, mbetet një nga mundësitë më me perspektive për zhvillimin e qytetit të Ulqinit.
Pavarësisht nga një vlerësim pozitiv i këtij sezonit turistik i cili është rezultat i pregaditjeve të më hershme, në këtë takim u diskutua edhe për preaditjen e sezonit të ardhshem turistik ku do të përfshihet edhe NP Të Mirat Detare. Gvozdenoviq u shpreh se mbrenda këtij viti do të përfundojnë të gjitha tenderet për shfrytëzimin e plazheve për vitin 2014, gjë që do të ndikojë në rritjen e cilësisë dhe ofertes në plazhet e Ulqinit.
Në takim poashtu u diskutua edhe për mundësinë e zgjërimit të pikës kufitare në Sukubinë.
Të pranishmit vlersuan se ky takim paraqet një fillim të ri të zhvillimit pozitiv të turizmit si për qytetin e Ulqinit ashtu edhe për tërë Malin e Zi.

Pas këtij takimi kryetari Cungu dhe Ministri Gvozdenoviq u takuan me sipërmarrës të Ulqinit me të cilet diskutuan lidhur problemet dhe kërkesat që ata kanë.

(Kumtesa integrale e kabinetit të kryetarit të komunës)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari
Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë më vonë disa

Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN
Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN

Veç edhe 3 dite 499 euro Ti merr gjithëçka brenda dhome. +382 69 154 180 Hotel Mediteran – Ulqin 

Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION
Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION

Sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financanë Komunën e Ulqinit Arian Murati deklaroi se “vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave buxhetore”. “Xhirollogaria e komunës

Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE

    Fillimi i një biznesi të ri kërkon një përgatitje të konsiderueshme. Aty ku tregu po has probleme, startup-et janë të parët që mund të sjellin zgjidhje të shpejta. Dhe zgjidhjet janë ide