PSD: CUNGU FAJTORË KRYESOR PËR GREVËN NË QENDËR PËR KULTURË

Potpresjednik Opstine Ulcinj Selim Resulbegovic o znacaju puta Vladimir SukobinNënkryetari i komunës dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate të Malit të Zi Selim Resulbegu ka deklaruar që greva e urisë e punëtorëve të Qendrës për kulturë nuk do të kishte ndodhur sikur mos të ishin humbur mundësit e shumta për plotësimin e pushtetit lokal. “Për këto dy vite kemi humbur mundësin që të vjelim të paktën gjashtë milion euro të ardhura buxhetore. Fajtori për këtë është kryetari i komunës Nazif Cungu i cili këshillat e partnerëve të koalicionit nuk deshi ti zbatonte”, tha ai dhe shtoi që në këtë rast nuk do të kishte nevojë as për planin e sanimit.

Funksionari i lartë i PSD-së Skender Elezagiq tha që pika e parë e marrëveshjes së koalicionit të pushtetit në largim ishte pikërisht analiza dhe konsolidimi i gjendjes financiare në komunë. Ai i tha punëtorëve të Qendrës të cilët janë në grevë që në llogarin e komunës ka mjete për pagesën e gjashtë rrogave të tyre. “Para në llogari ka sigurisht, por ato nevojiten që të asfaltohen rrugët tani para votimeve dhe të shpenzohen për gjëra tjera. Vetëm për dy udhëtimet e tyre në panaire, të cilat nuk janë parashikuar me buxhet, kanë mundur të sigurohen gjysma e mjeteve të cilat I kërkoni ju”, përfundoj ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi