Klubi i Partisë Socialdemokrate dhe i Koalicionit Shqiptarë “Bashkë një za” në Kuvendin e Malit të Zi dërgoi amendamentin me të cilin kërkon që në buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm të qëndroi obligimi i ndërtimit të Pallatit të Sporteve në Ulqin.
Siç thanë deputetët Fatmir Gjeka, Draginja Vuksanoviq – Stankoviq dhe Rashko Konjeviq, përveç zhvillimit të sportit në Ulqin, ky objekt do të ishte edhe investim në infrastrukturën turistike.
Sipas fjalëve të tyre, për këtë qëllim duhet të ndahen 400.000 euro, ndërsa për realizimin e tij ekzistojnë të gjitha parakushtet planifikuese.
Me Planin Hapësinor – Urbanistik të Komunës dhe me Studimin Shtetëror të Lokacionit në Plazhin e Madh është planifikuar ndërtimi i Qendrës Sportive në sipërfaqen prej 74.220 metër katror.