Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit duhet të bëhet zgjedhja e anëtarëve të ri të Komisionit komunal zgjedhor (KKZ), deklaruan nga këshillat komunal të PSD-së dhe URA-së.
Ato theksojnë se ky është detyrim mbas formimit të shumicës së re parlamentare në këtë komunë.
Sipas ligjit, opozitës prej pesë anëtarëve të KKZ-së i takojnë dy, nga të cilët njëri është sekretar.
“Ky vendim është i nevojshëm mbasi që në tetor na presin zgjedhjet parlamentare”, thanë nga këto parti.